Ema Stone shkëlqen sërish
Aktorja e njohur Emma Stone ka rrëmbyer çmime pafund. Së fundmi ajo ka marrë çmimin e madh e Oscar 2017 për performancën e saj në “La La Land”.
Por aktorja nuk mjaftohet me kaq, ajo tashmë është duke u përpjekur për një sezon të ri çmimesh. Emma ëshë duke luajtur në filmin “Battle of the Sexes” dhe duket e mrekullueshme.
Stone luan rolin e kampiones së tenisit Billie Jean King. Pamja e saj është krejtësisht ndryshe, aq sa ju nuk do ta njihni. . Ajo shfaqet në trajler me syze rrumbullake dhe flokët ngjyrë gështenjë.