Lajme

30 November 2017

Emeli Sande krijon një atmosferë “të zjarrtë” në Tiranë

||
0 Comment
|

Këngëtarja me famë botërore Emeli Sande, është ngjitur ditën e djeshme në skenën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Ky koncert është organizuar nga bashkia e Tiranës, me rastin e festimit të Natës së Bardhë.

Emeli, e cila është e njohur për hitet në karrierën e saj, performoi para mijëra shqiptarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”. Një nga momentet më të veçanta gjatë mbrëmjes, duket të ketë qenë ai kur këngëtarja bëri shqiponjën me duar.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vërehet se atmosfera e krijuar ka qenë “e zjarrtë” dhe shqiptarët e kanë shijuar në maksimum.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com