Emile Heskey jep ndihmën e tij për të pastrehët
Ish-futbollisti anglez, Emile Heskey në të kaluarën me ndihmën e organizatës “Midland Langar Seva” është angazhuar për t’i ndihmuar të pastrehët duke shpërndarë ushqim për ta. Por së fundmi ai dhe Atif Malik kanë themeluar Fondacionin “Emile Heskey dhe Atif Malik”. Ata kanë një staf prej tetë njerzish që u ndihmojnë për projektin e tyre për të ndihmuar njerzit në nevojë.
“Manchester Evening New” ka bërë me dije se përveç shpërndarjes së ushqimit, ata shpresojnë t’u ndihmojnë të pastrehëve që të gjejnë punë dhe të vendosen nëpër shtëpi.
“E sheh kur je duke ecur rrugës, por nuk kupton sa keq është derisa e vëren nga afër. Ishte gjë e mirë t’u qëndronim pranë dhe të bisedonim me ta, dhe mbi të gjitha t’i dëgjonim”, ka deklaruar 39-vjeçari Heskey.