Emily Ratajkowski zbulon sekretin e veshjes në dasmën e saj
Modelja e njohur Emily Ratajkowski, e cila gjithmonë habit me veshjen, stilin dhe pamjen vetëm pak kohë më parë kurorëzoi në një ceremoni sekrete lidhjen e saj me Sebastian Bear Mçlard në një ceremoni sekrete.
Ajo çfarë spikati më tepër ishte veshja e saj, Emily nuk pranoi të shfaqej si një nuse normale, duke mos preferuar kështu ngjyrën e bardhë në veshjen e saj, pikërisht sot ajo zbuloi arsyen pse nuk u vesh kështu.
Për “Vanity Fair”, Ratajkowski zbuloi sekretin e veshjes së saj duke thënë se: “Nuk më ka pëlqyer kurrë ideja të vishem me të bardha ditën e martesës, sepse nuk jam një femër e pastër. Jam
një femër me shumë karaktere dhe përvoja jete. Gjithashtu më ka pëlqyer ideja e një kostumi në dasmën time. Në fillim doja të vishesha me të kuqe, pastaj më tërhoqi ngjyra e mustardës dhe në atë moment kuptova se ishte e duhura”.
Ratajkowski tha gjithashtu se e takoi Shumer dy vjet më parë në Met Gala dhe ra në dashuri me të menjëhere:”Unë mendoj se ne jemi dashuruar me shikim të parë, që prej momentit kur u pamë me njeri-tjetrin ne e kuptuam se ishte dashuri”.