Emina Cunmulaj angazhohet në diçka të re
Modelja mjaft e njohur,Emina Cunmulaj, kërkon të zgjerojë CV-në e saj edhe ne fusha të tjera dhe duket se e ka gati provën e re.
Me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale ajo tregon se po merr pjesë në një projekt të ri, që siç duket ka të bëjë me kinematografinë. Në fotot e publikuara ajo shfaqet në sheshxhirim me kinematografin dhe regjisorin e njohur polak, Janusz Kaminski.
“Kamera gati”, shkruan ajo bashkëngjitur fotos së saj në Instagram.
Të shumta kanë qënë komentet e fansave, të cilët e kanë uruar atë për eksperimentin e rradhës.