Emina Cunmulaj i këndon këngë popullore vogëlushes së saj
Emina Cunmulaj pavarësisht se prej vitesh jeton në Amerikë, ajo flet shqip në rrjetet sociale, gatuan ushqimet tradicionale shqiptare, këndon dhe kërcen këngët popullore dhe njëkohësisht rrit edhe vogëlushet me dashuri për vendlindjen e saj.
Ditën e sotme, ajo ka ndarë me ndjeksit në rrjetet sociale,një video ku shfaqet duke i kënduar vogëlushes së saj, e cila ende nuk ka mbushur 40 ditë një këngë me motive popullore shqiptare.
“Mias i pëlqen të më dëgjojë duke kënduar, sidomos kur i këndoj asaj në shqip” shkruan bashkëngjitur videos së publikuar Emina.