Emina Cunmulaj ndan çdo detaj me ndjekësit e saj në rrjetet sociale
Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj duket se çdo gjë e ndan me ndjekësit e saj duke i informuar me rutinën e përditshme, shtatzaninë dhe gjendjen shëndetësore.
Ajo së fundmi, ka postuar një foto ku u tregon ndjekësve të saj se ndihet e lodhur dhe ka dhimbje në të gjithë trupin. Mjekët i kanë rekomanduar modeles regjim shtrati pasi simptomat e gripit janë më të rënda për një femër shtatzëne.
Dhjetra fansa nëpërmjet komenteve i kanë uruar Eminës shërim të shpejtë madje e kanë këshilluar të ushqehet mirë dhe të kujdeset për veten.