Emina Cunmulaj nuk harron traditat shqiptare
Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijë së dytë, dhe pavarësisht se prej një kohe të gjatë është zhvendosur në SHBA, në asnjë moment nuk harron që t’i mësojë vajzës së saj gjithçka për origjinën, traditën, ushqimet dhe veshjet karakteristike shqiptare.
Në rrjetin social Instagram, Emina ka publikuar një video ku shfaqet vajza e saj e vogël, e cila mban veshur bluzën me flamurin shqiptar. Në video modelja i flet shqip vajzës së saj, e cila arrin ta kuptojë shumë mirë.