Emina Cunmulaj publikon foton familjare së bashku me dy vogëlushet e saj të ëmbla
Modelja Emina Cunmulaj dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian, u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë, me ardhjen në jetë të vajzës, që e pagëzuan me emrin Mia Soraya Nazarian. Emina ka publikuar në rrjetin social Instagram foton familjare ku shfaqet në krah të bashkëshortit të saj teksa shihet dhe vajza tjetër Ella që përkujdeset për vogëlushen e porsalindur.
“Familja! Duket qartë që ende jam në pizhame. Kjo ndodh kur nuk ke gjumë gjatë tërë natës. Rri më pas në pizhame tërë ditën”, shkruan bashkëngjitur postimit të saj Emina.
Emina duket rrëzëllitëse dhe fytyra e saj reflekton tërësisht lumturinë.