Emina Cunmulaj tregon si e njohu bashkëshortin e saj dhe nuk do e besoni…
Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka folur së fundmi rreth historisë së saj të dashurisë dhe duket si një komedi e vërtetë. Ajo shprehet se ata janë njohur në ishujt Karaibe, në një restorat ku ajo ishte me shokun grek dhe familjen e tij.
“Unë isha single për disa vjet dhe doja një lidhje. Në restorant ishte një vajzë e ulur në tavolinë me Sam. E shoh këtë djalin që ishte dy metra edhe thashë obobo. Ata çohen, ikin nga restoranti. Pastaj u kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë”.
Modelja u ndal gjithashtu edhe tek momenti i propozimit për martesë dhe ka ndodhur vërtet si në filma, me unazë diamanti.