Eminem jep ndihmën e tij për të prekurit nga uragani Harvey dhe Irma
Eminem ka dhuruar së fundmi një shumë të konsiderueshme për viktimat e Uraganit Harvey dhe Irma. Njëkohësisht ai ka kërkuar ndihmën e miqve të tij të fanshëm për të hedhur në ankand këpucët e tyre më të rralla.
Kësaj nisme të Eminem i janë përgjigjur pozitivisht : Pharrell, LeBron James, Mark Wahlberg, Snoop Dogg, Virgil Abloh, DJ Skee, Steve Aoki, 2 Chainz, Don C, Jon Buscemi, Karlie Kloss, Gary Vaynerchuk, , Russell Wilson dhe Steph Curry, të cilët kanë dhuruar atlete për të ndihmuar viktimat e Uraganit Harvey në Teksas dhe Uraganit Irma në Florida.
Të ardhurat e grumbulluara nga donacionet do të merren drejtpërsëdrejti nga Fondacioni i Komunitetit Harvey.