Eminem ka gati albumin e tij më të ri, i cili publikohet më…..
Eminem më në fund do të publikojë albumin e tij të ri të rikthimit në skenë në 15 dhjetor.
Legjenda e gjallë e hip hopit u rikthye këtë vit me performancë në MTV EMA dhe nga muaji korrik ka punuar në albumin e ri me mësuesin e tij, Dr. Dre.
Albumi titullohet “Revival”, që në shqip do të thotë “Ringjallja” dhe simbolizon përpjekjen e reperit për të mbijetuar nga problemet e jetës që ka ndikuar shumë në jetën e tij si artist.
“Revival” është albumi i tij i tetë dhe vjen katër vjet pas albumit të tij të fundit, “Marshall Mathers LP 2”.
Use as prescribed by your doctor. @Eminem pic.twitter.com/hje9I92C17
— Dr. Dre (@drdre) November 28, 2017