Eminem po punon me Dr Dre për të sjellë shumë shpejt albumin e radhës
Sipas thashethemeve Eminem së shpejti do të sjellë projektin e tij të radhës. Pritet që reperi i njohur të publikojë albumine tij të 9. Gjatë një interviste, një nga personat më të afërt me Eminem, Allen Hughes ka treguar se Dr Dre po punonte për muzikën e albumit të ri të reperit.
Tetorin e kaluar The Slim Shady publikoi këngën e gjatë plot 8 minuta, “Campaign Speech.” Në korrik, 2 Chainz konfirmoi se kishte punuar me reperin nga Detroit për disa materiale të reja. E kjo tregon se në projektin e shumëpritur do të jetë dhe bashkëpunimi me këtë reper. Urojmë që ky projekt ta risjellë fuqishëm në treg artistin e talentuar.