Emma Stone ambasadorja më e re e Louis Vuitton
Firmat më të mëdha e të suksesshme të botës, zgjedhin personazhet e njohura të ekranit për fushatat e tyre publicitare. Tashmë një tjetër aktore e njohur është imazhi i firmës më prestigjoze të modës, Louis Vuitton. Bëhet fjalë për aktoren Emma Stone.
Ajo do të shfaqet në reklama si dhe në daljet e saj në tapetin e kuq me fustane Louis Vuitton për dy vitet e ardhshme. Me një shumë prej 6-10 milionë dollarë, aktorja bukuroshe ka pranuar të jetë imazhi i kësaj marke luksoze.