Lajme

10 January 2017

Emma Stone kalon një situatë shumë të sikletshme në Golden Globes

Emma Stone është ndjerë në siklet mbrëmjen e “Golden Globes” teksa është drejtuar për të uruar regjisorin e filmit.

Aktorja është ngritur nga karrigia e saj dhe ka shkuar për të përqafuar regjisorin e “La La Land”, Damien Chazelle pasi fitoi çmimin “Regjisori më i Mirë”. Kur Emma tentoi ta përqafonte, regjisori u drejtua nga e dashura e tij për ta puthur.

E turpëruar, Emma shihet të thotë: “Ishte shumë e çuditshme, më vjen keq”. Ndërkohë duket se regjisori nuk bëri gjë për tia bërë më të thjeshtë këtë moment aktores. Ajo që duket se u përpoq t’a ngushëllonte është e dashura e tij e cila pasi e kuptoi keqkuptimin e Emma Stone iu drejtua për t’i thënë që nuk kishte gjë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com