Emma Watson ndahet nga i dashuri i saj?
“Us Weekly”, shkruan se Emma Watson është ndarë nga i dashuri i saj prej dy vjetësh William. Një burim i afërt me aktoren ka deklaruar se 27-vjeçarja dhe sipërmarrësi i teknologjisë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në fillim të këtij viti.
Hera e fundit që kjo dyshe është parë së bashku ishte në korrik të vitit 2016 në Londër. Të dy i kanë mbajtur lidhjet e tyre sa më privatë të mundshme, dhe për momentin nuk ka asnjë detaj rreth informacionit të ndarjes.