Emri i veçantë që Kim Kardashian zgjodhi për të birin
Disa ditë më parë, ylli i “Keeping up with the Kardashians”, Kim dhe partneri i saj Kayne West u bënë prindër për herë të parë. Fëmija i tyre i katërt erdhi në jetë nga një nënë surrogate dhe tashmë çifti ndihen më të plotësuar se kurrë.
Në një postim në Instagram, Kim ka ndarë me ndjekësit foton e parë të të voglit, të cilën Kayne ja ka nisur bashkëshortes së bashku me një poezi me rastin e festës së nënës.
“Dita e bukur e nënës! Me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt jemi të bekuar tej mase. Kemi gjithçka që na duhet”- janë fjalët e Kayne-t për Kim, ndërsa kjo e fundit zbulon krahas postimit emrin e të voglit, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Psalm.