Enada Vaso përlotet: Më mungon skena
Në natën e dytë të shfaqjes Zhizel, gazetarja Dasara për TvT ka zhvilluar një intervistë të gjatë me ikonën e baletit shqiptar, Enada Vaso. Një shfaqje e cila mahniti publikun dhe emocionoi pafund edhe vetë Enadën. Skena i mungon së tepërmi dhe këtë gjë e reflektuan mjaft mirë edhe lotët e saj teksa shprehet se ajo do të jepte gjithçka të ishte pjesë e skenës. Edhe pse pozicioni që ka tani është mjaft i nderuar, ajo nuk e mohon faktin se ndihet e nderuar vetëm kur është në skenë.
Ajo do kishte dashurqë për këtë 85 -vjetor të ishte protagoniste së bashku me bashkëshortin e saj. Nuk do kishte rëndësi se në cilën prej shfaqjeve, mjafton që Enada të ishte aty për të luajtur rolin e saj të parë dhe të përjetonte edhe njëherë gjithë ndjesinë e bukur që skena i ofron.