Enca bën xing me blogeren e njohur. Kopjim apo rastësi?
Ndodh shpesh që mes personazhesh të ndryshëm të ketë përplasje përsa i përket veshjeve të njejta, herë kopjim e herë rastësi.
Rasti më i fundit është ai mes këngëtares shqiptare Enca dhe blogeres së huaj Chloe Saxon.
Në disa foto të publikuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Enca shihet me një set të brëndshmesh me ngjyrë jeshile, foto të cilat kanë marrë lum like-sh e komentesh.
Po të hedhim sytë rreth e rrotull, kujtojmë se të njejtën veshje e ka publikuar më parë të veshur në trupin e saj blogerja e njohur Chloe Saxon.
Nuk dihet nëse Enca është frymëzuar nga Chloe apo është thjesht rastësi. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i Encës ku bën xing veshjesh me personazhe të ndryshëm.