Lajme

05 April 2018

Enca ka një përgjigje për të gjithë ata që e konsiderojnë “Porno” klipin “Dua”

Pas publikimit të këngës më të re “Dua” Enca ka kaluar çdo pritshmëri. Skenat erotike me modelin portugez Pierlugi ishin ato që tërhoqën vëmendjen dhe të cilat u komentuan shumë në rrjetet sociale.

Enca u shpreh se për të ishte e hera e parë që shkëmbente puthje në një klip.

Ka patur shumë fansa të cilët e kanë cilësuar si shumë erotik këtë klip të Encës madje një koment të tillë e ka bërë një fans në Instagramin e Encës, koment të cilit këngëtarja e njohur nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

Fansi i ka thënë se pse nuk e publikoi klipin në “Brazzers” se do kishte më shumë shikime. Enca me ironinë më të madhe i kundërpërgjigjet duke thënë se: “Që ta klikosh më lehtë, biri im”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com