Enca në kërkim të një djali të mirë për t’u martuar
Enca Haxhia mbetet një prej këngëtarëve shqiptare më të përfolura të botës së shoubizit.
Këngëtarja duket se tashmë plotësisht di të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.
Së fundmi përmes rrjeteve sociale bukuroshja u ka bërë thirrje të gjithë meshkujve që t’i dërgojnë mesazhe se pse e meritojnë të jenë bashkëshort i saj.
“Në kërkim të një djali të mirë për t’u martuar, nëse mendon se ai djalë duhet të jesh t’i më trego arsyen pse?”, ka shkruar Enca në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se së fundmi këngëtarja solli këngën më të re të titulluar “Balad”, e cila deri më tani është shikuar mbi një milion herë në YouTube.