Enca nuk i reziston dot ketij produkti ushqimor…
Këngëtarja Enca Haxhia vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, edhe pse ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Zakonisht, Enca preferon që të publikojë imazhe të ndryshme nga përditshmëria, por ka edhe raste kur ndan me ta ndonjë fakt rreth jetës së saj.
Së fundmi, ajo ka treguar se është 90 për qind vegjetariane, duke bërë të ditur edhe gjërat që ha.
Ajo kujdeset që të mos konsumojë mishin e kafshëve, njëherësh edhe produktet e tyre, por njërit prej prodhimeve të bulmetit nuk mund t’i rezistojë.
“Realisht nuk pëlqej që të përdor terma për të definuar veten time, por nganjëherë është lehtë të përdorësh termin ‘vegan’ që të shpjegosh se çfarë ha. Unë nuk konsumoj (asnjëherë) mish, peshk, ushqimin e detit, vezë, qumësht…por e dua djathin”, shkruan Enca.