Enca nuk mjaftohet me skenat e videoklipit, poston video të tjera provokuese
Enca Haxhia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që nga publikimi i videoklipit të ri muzikor.
Këngëtarja nga Shqipëria e publikoi videon muzikore të këngës “Dua” më 23 mars dhe ka arritur shumë sukses.
Dy javë pas publikimit, videoja është shikuar afro gjashtë milionë herë në YouTube.
Vëmendje të madhe kanë tërhequr sidomos skenat e nxehta të Encës me modelin protagonist në videoklipin e saj.
Ndërsa gjatë të shtunës, këngëtarja sërish e ka marrë vëmendjen e fansave me anë të një videoje të publikuar në Instagram.
E veshur me pantallona me print gazete, ajo shfaqet duke tundur të pasmet.
“I keni lexuar lajmet sot? Ishte bërë nami”, shkruan në përshkrimin e videos.
Kujtojmë që skenat e nxehta dhe veshjet provokuese në klip, Enca i justifikoi duke thënë që kishin qëllimin e ndërgjegjëzimit për temën e tradhëtisë. Po kjo video çfarë qëllimi dhe kuptimi do ketë patur vallë?