Lajme

26 March 2018

Enca për kolegët: E urrejnë të më shohin më mirë se veten, ndaj s’më mbështesin

Pas shumë muajsh që e kishte bërë të ditur se po punonte për videoklipin e ri, Enca më në fund dy ditë më parë publikoi këngën “Dua” e cila menjëherë pati një reagim të madh, shumë e pëlqyen e të tjerë e kritikuan për shkak të skenave të nxehta.
Artistët shpeshherë e mbështesin njëri-tjetrin duke i shpërndarë këngët e tyre në rrjete sociale, por këngën “Dua” nuk u pa ndonjë artist shqiptar ta shpërndante dhe lidhur me këtë Enca ka bërë sot një status. Ajo shkruan se kolegët e urrejnë faktin se ajo është më e mirë se ata dhe në fund shton se ajo nuk ka një dashnor në krah prandaj.
“E dini pse këta artistët, kolegët nuk më kanë mbështetur kurrë? Sepse e urrejnë të më shohin më mirë se ata. Veçanërisht pa burrë ose dashnor në krah hahaha”, shkruan këngëtarja.
Në postime të tjera ajo ka treguar një pjesë nga mesazhet e shumta komplimentuese nga ndjekësit e saj dhe nga ata që e kanë vlerësuar projektin e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com