Enca publikon skenat provokuese nga klipi i ri: Mos harroni të pini qumështin e nënës
Para disa ditësh Enca Haxhia publikoi këngën e saj të re “Randez Vous”. Bëhet fjalë për një këngë ritmike shoqëruar me një klip vërtet të “nxehtë”. Paraqitjet e saj atraktive kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Në njërën nga skenat, ajo shfaqet provokuese pranë frigoriferit, ndërsa hedh qumësht mbi trupin e saj.
Madje këtë skenë ajo e ka publikuar edhe në rrjetin social Instagram bashkëngjitur së cilës shkruan:“Mos harroni qumështin e mëngjesit. Tag një shok qe nuk harron kurrë ta pijë”. Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana fansave të saj kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për këngën. Megjithatë, nuk kanë munguar edhe kritikat për paraqitjen e saj tejet të ekspozuar.