Eneda Tarifa: “Nuk dua të krijoj armiq por në emisionin e humorit ku unë kam punuar prej vitesh, ka njerëz që hanë bukën kot”
Në një intervistë e pyetur se kë nga aktorët e portokallisë ajo dëshiron të heqë nga puna, Eneda është shprehur “Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”
Ndër të tjera, Eneda ka zbuluar aktorin e preferuar që ka patur në emisionin e humorit. “Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”, tha këngëtarja e njohur.