Lajme

04 February 2019

Eni Çobani pëson aksident të rëndë me makinë, ja postimi i ndjerë i Ardit Gjebreas për të

Ardit Gjebrea ka bërë një dedikim mjaft prekës për juristen e njohur,Eni Çobani.
Kjo e fundit u aksidentua pak ditë më parë teksa udhëtonte me makinë.
Çobani fatmirësisht është mirë edhe pse makina e saj u rrokullis 20 metra në përrua.

Në postimin e tij në Instagram, Arditi falenderon Zotin që Eni është mes nesh, ndërsa thotë se ne jemi vetëm kalimtarë në këtë botë.
Moderatori tregon edhe vizitën që u bën shpesh prindërve të ndjerë në varreza, një vend që thotë se i shërben ta perceptojë ndryshe jetën.
Dedikimi i plotë i moderatorit:
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.
E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!
Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!
Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…
Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com