Lajme

04 December 2017

Eni Koci dhe Genc Prelvukaj lojëra fjalësh në rrjete sociale

Dy këngëtarët që kohët e fundit janë përfolur për një lidhje dashurie, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, asnjëherë nuk e kanë konfirmuar publikisht raportin që i bashkon, megjithatë dy ditët e fundit lajmet se çifti është ndarë u përhapën me shpejtësi në media.

Dyshimet lindën pas statuseve të të dyve në rrjetet sociale: “Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta…” – shkruan Eni pas fotos së saj, ndërsa Genci “Ti e vrave dashninë e ma lë armën në dorë…”.

Kaq u desh që aludimet se lidhja nuk po shkon mirë të merrnin dhenë. Por gjithçka brenda këtyre kodeve të artistëve mund të jetë thjesht ngacmim për fansat, një projekt i ri në muzikë a gjithçka tjetër që nuk ka lidhje me raportin e tyre privat. Të paktën, me postimin e saj të fundit, Eni këtë mesazh do t’u dërgojë të gjithë zërave që flasin për ndarje: “Mendoni se e dini, por as që e keni idenë”, – shkruan sot Eni pas kësaj fotoje.

You think you know but you have no idea….

A post shared by Enny☆ (@enikociiii) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com