Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj publikojnë “Shi bie në Tirane”
Këngëtarja atraktive, Eni Koçi, ka publikuar bashkëpunimin e paralajmëruar me reperin Genc Prevlukaj.
“Shi bie në Tiranë”, titullohet projekti i tyre më i fundit.
Pas suksesit të këngës së parë, duket se ky është vazhdimi i dytë në përpjekje për të krijuar edhe më shumë sukses dhe që dyshja të shkojnë së bashku në koncerte.
Prej një kohe të gjatë po spekulohet për një lidhje mes dy yjeve të estradës, por që ata s’kanë folur kurrë për raportin e përbashkët.