Eni Koçi paralamëron këngën e re…
Eni dhe Genci muajin e kaluar sollën “Vetëm ti”, projekt ky i cili arriti afër tre milionë klikime në youtube dhe u bë njëra ndër këngët e pëlqyera të fansave të tyre, por Eni Koçi duket se do sjellë një produksion të ri muzikor.
Ka qënë vetë Eni, e cila nëpërmjet një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Instagram ka paralajmëruar këngën e re. Bashkëngjitur fotos ajo shkruan: “Pra, kush është gati për këngën e re?”.