Lajme

26 December 2018

Eni Koçi pranon se ka bërë ndërhyrje estetike, por…

Këngëtarja Eni Koçi ka pranuar se ka bërë ndërhyrje estetike.

Bukuroshja i është përgjigjur pyetjeve dhe përgjigjeve me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Dhe, në një moment ajo e lodhur nga pyetjet për ndërhyrjet estetike, pranoi se ka bërë intervenime në hundë.
Por, intervenimin ajo thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore.
“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja. Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim”.

“Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor”, përfundoi Eni.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com