Eni Koçi sqaron punën e martesës ” Të zotët e punës nuk dinë gjë”
Para një dite mediat lajmëruan se këtë vit, çifti i njohur i showbiz-it, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të organizojnë një ceremoni VIP martese, për të kurorëzuar dashurinë e tyre.
Por pa humbur kohë pas këtij lajmi ka reaguar vetë këngëtarja, e cila mohon çdo gjë në lidhje me martesën. Me shaka, Eni Koçi shprehet se nëse e organizojnë mediat, ajo mund të vijë bashkë me Gencin në këtë ceremoni.
Këngëtarja shton gjithashtu se nuk i ka shumë qejf ceremonitë. Mos do të thotë kjo se nuk do të organizojnë një të tillë?
” Të zotët e punës nuk dinë gjë. Ju po na e organizuat vijmë ne. Por ceremonitë nuk i kemi me shumë qejf”, shkruan Eni.