Enis Bytyqi publikon produksionin e ri “Bashk”
Këngëtari Enis Bytyqi ashtu siç kishte paralajmëruar ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Bashkë” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është mjaft ritmike dhe verore. Muzika është punuar nga producenti i njohur Nurteel ndërsa për anën vizuale është kujdesur Alban Selimaj. Xhirimet e videoklipit janë realizuar në Shkodër.
Kjo këngë u prit mirë që në orët e para të publikimit dhe padyshim që do jetë një prej hiteve të kësaj vere.