Enrique Iglesias: “Akoma nuk mund ta besoj që je djali im”
Enrique Iglesias në dhjetor të vitit të kaluar u bë baba i dy fëmijëve me partneren e tij prej 17 vitesh, Anna Kournikova. Çifti i famshëm e mbajti sekret shtatzëninë dhe lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, vetëm pasi binjakët lindën.
Enrique është një baba shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij dhe këtë e tregon shpesh në postime të ndryshme në Instagram.
Edhe ditën e sotme këngëtari ka postuar një foto të ëmbël me të birin, ku ka shkruar: “Akoma nuk mund ta besoj që je i imi”. Me siguri Enrique nuk është mësuar akoma me idenë që është bërë prind dhe jeta e tij ka ndryshuar.