Enrique Iglesias i dhuron puthje pasionante fanses në mes të koncertit…
Enrique Iglesias e ka “lumturuar” një nga fanset në koncertin e tij në Ukrainë. Ai ishte duke performuar në koncertin e tij në Kiev, kur një vajzë u ngjit në skenë dhe të dy nisën të putheshin para audiencës.
Në video duket sesi këngëtari, i cili është në një lidhje me tenisten Anna Kournikova prej vitit 2001, gëzon fansen duke i dhënë një puthje të gjatë dhe pasionante. Fansja nuk e besonte sesa me fat që ishte dhe vendosi që të nxirrte telefonin nga çanta për të bërë një “selfie”.
Enrique duket se nuk e ka aspak problem këtë fakt edhe pse është i martuar dhe baba i dy fëmijëve sespe edhe më herët ai ka shprehur se është i hapur me fansat.