Enrique Inglesias flet për dashurinë për dy binjakët e tij
Enrique Inglesias u bë baba për herë të parë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku i uroi mirsëardhjen në jetë dy binjakëve të tij, Nicholas dhe Lucy, të cilët erdhën në jetë nga lidhja me partneren e tij, Anna Kournikova.
Pas disa muajsh këngëtari Enrique Iglesias ka vendosur të flasë për herë të parë për binjakët e tij dhe dashurinë që ka për ta. 42-vjeçari rrëfeu dashurinë dhe adhurimin që ka për familjen e tij: “I dua vogëlushët e mi dhe jam shumë i lumtur me familjen time të re”, është shprehur Enrique.