Era Istrefi dhe Elvana Gjata performojnë në festivalet ndërkombëtare
Dy artistet shqiptare kanë shkëlqyer në performancat e tyre këtë të shtunë.
Era Istrefi ishte e ftuar për të performuar në festivalin “UnTold Festival” në Rumani. Ajo këndoi disa nga këngët e saj në shqip si “Njo si ti” apo edhe hitin që e bëri të famshme në gjithë botën “Bon Bon”, ndërsa Elvana Gjata ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi promovimin e hitit ‘Forever is Over’. Ajo ka nisur turin veror, duke e filluar nga Franca, ku publiku e ka mirëpritur mjaft mirë performancën e 30-vjeçares.
“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të ‘Forever is Over’ ” – shkruajti ajo në Instagram krah fotove të shkëputura nga performanca e saj.