Era Istrefi fshin foton e publikuar me simbolin e shqiponjës
Ditën e djeshme pas performancës së shkëlqyer që Era Istrefi bëri së bashku me aktorin e mirënjohur Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam në hapjen e ceremonisë së Kupës së botës,Era publikoi një foto nga stadiumi ku u zhvillua dhe ndeshja duke bërë simbolin e shiponjës .
Por nuk ka kaluar asnjë orë dhe kjo e fundit e ka fshirë atë nga rrjeti social instagram dhe kjo gjë i ka habitur të gjithë.
Po në Rusi, simboli i shqiponjës me duar u kushtoi me gjoba dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë, në fazën e grupeve.