Era Istrefi i përshëndet të gjithë me simbolin e shqiponjës, merr urim special edhe nga Dua Lipa
Era Istrefi i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e saj në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka performuar krahas Will Smithit dhe Nicky Jamit në skenën e përgatitur në Luzhniki Stadium, ku edhe u zhvillua finalja e këtij Botërori.
Shumë personalitete të njohura shqiptare e kanë uruar këngëtaren për këtë sukses të madh në karrierën e saj.
Ndërkaq, nuk ka munguar edhe urimi i këngëtares tjetër nga Kosova që gëzon famë ndërkombëtare, Dua Lipa. “Bravo Era!”, ka shkruar ajo duke ia bashkëngjitur postimit edhe një zemër. Koment që është pëlqyer nga artistja.
Pas super performancës Era Istrefi ka ndjekur nga podiumi ndeshjen.
Fitorja e Francës është pritur me gëzim nga këngëtarja shqiptare, e cila ka festuar duke bërë gjestin e shqiponjës.
“Mirënjohje për të gjithë. Dashuri për të gjithë kombet”, shkruan Era e cila ka pozuar me duart lart.