Era Istrefi me lajme të reja…
Prej muajsh Era ka lajmëruar se po punon për disa projekte të reja muzikore, të cilat edhe pse ishin planifikuar të publikoheshin kohë më parë, duket këngëtarja i ka vonuar në mënyrë që të sjellë këngë akoma më të bukura se “Bonbon”. E teksa fansat po presin me padurim prurjen më të re të këngëtares së tyre të preferuar, Era i ka ngacmuar disi duke publikuar në adresën e saj në Snapchat foto e video në të cilat ka shkruar: ‘Duke punuar për diçka të re.’
Me siguri bëhet fjalë për një videoklip të ri. Të paktën kjo kuptohet nga këo pastime. Për më shumë, na mbetet thjesht të presim…