Era Istrefi një “statujë” perfekte në klipin e ri me motrën e saj
Këngëtarja e njohur është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.
Ajo ka bërë të ditur se është duke përgatitur një duet të veçantë me motrën e saj, Norën.
Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa këto ditë janë kryer edhe xhirimet e klipit.
Ishte Nora ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, teksa një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Era.
Madje, motra e vogël e familjes Istrefi ka bërë të ditur se klipi i ri do të jetë më special, kjo ngase në të ajo do të shfaqet si një statujë.
“Statuja e lodhjes”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se ka qenë mjaft e lodhur gjatë xhirimeve.
Dueti me Norën do të shënojë bashkëpunimin e parë mes motrave Istrefi në karrierën e tyre.