Era Istrefi për ditëlindje punon, aspak pushim!
Era Istrefi ka goditur që në fillimet e saj me këngët të cilat u kthyen në hit.
Më pas këngëtarja pati një debutim në tregun ndërkombëtar me këngën “Bon Bon” por së fundmi mesa duket është rikthyer sërish në tregun vendas për shkak se nuk e kemi parë të ketë sukses me ndonjë këngë më tregun amerikan. Kënga e saj më e fundit u këndua shqip me të motrën, Norën.
Ditën e djeshme Era ka festuar 25 vite jetë.
Për rastësi këngëtares iu desh edhe të punonte për ditëlindjen e saj pasi ishte e ftuar në një koncert në Tiranë.
Më poshtë, disa foto të postuara në rrjet nga ditëlindja e këngëtares.