Lajme

15 March 2018

Era Istrefi publikon pjesë nga kënga e re, duket se do “godasë” sërish zemrat e publikut

Era Istrefi njihet për hitin e saj Bonbon i cili arriti rreth 540 milionë klikime në Youtube. Jo vetëm Bonbon por edhe kënga tjetër Redrum u pëlqye shumë dhe sidomos vlerësim të madh mori skenografia e realizuar me ngjyrën e kuqe.

Edhe pse tashmë janë bërë gati 6 muaj që nga publikimi i fundit i këngëtares duket se gjithçka është thuajse gati për produksionin e ri muzikor. Këtë na e ka treguar vetë Era me një postim në Twitter ku nga studio muzikore në Suedi ka publikuar një video të shkurtër me këngën e re në sfond. Sipas melodisë duket të jetë një këngë ritmike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com