Lajme

18 July 2018

Era Istrefi publikon videoklipin e shumëpritur të “Prisioner”

Pas suksesit të padiskutueshëm në finalen e Kampionatit Botëror 2018, Era Istrefi ka publikuar klipin e ri.

Bëhet fjalë për klipin e këngës “Prisoner”, këngë të cilën ajo e publikoi muajin e kaluar.
Faqja ndërkombëtare “Just Jared”, i ka dedikuar një artikull 24-vjeçares, duke potencuar prononcimin e saj rreth këngës.

“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm”, ka deklaruar Era.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe duke qenë se kënga është e stilit reggae, këngëtarja tregoi se ishte kjo arsye se pse zgjodhi Xhamajkan për xhirimet e klipit të ri.

“Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Xhamajka për ta xhiruar videoklipin”, ka përfunduar Era.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com