Lajme

17 July 2018

Era Istrefi shfaqet në shoqërinë e French Montana teksa vizitonin Moskën

Këngëtarja Era Istrefi pati një paraqitje të suksesshme në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit Botëror.

Performanca e saj me Will Smith dhe Nicky Jam u pëlqye dhe u komplimentua shumë, teksa u pa si një sukses i rrallë i një artisteje kosovare.
Teksa ka mbaruar me sukses qëllimin edhe për të cilin ishte nisur, Era tani më po shijon disa ditë të mira pushimi, pas një lodhjeje të kapluar nga provat për paraqitjen e saj në finalen e Botërorit.

Përmes rrjeteve sociale, Istrefi ka treguar se po vazhdon të qëndrojë ende në Moskë, ku po shijon vizitën dhe shëtitjet në kryeqytetin rus.
“Ne sapo vizituam Sheshin e Kuq. Çfarë është Sheshi i Kuq, apo nuk e di?” – e pyet Era, French Montanën në videon ku shfaqen duke ecur të përqafuar në rrugët e Moskës.

Ndërkohë që më vonë, nuk ka munguar edhe një fotografi e hedhur nga vet Era, teksa shfaqet nën shoqërinë e reperit të famshëm, ku thotë se të jesh turiste me Frenchin është për të qeshur.

Being touristic wid Frenchy lol @frenchmontana

A post shared by Era (@eraistrefi) on

Big shduuuknnnn @eraistrefi 🤟🏼 RATATAAAAAA WORLDDD CUP LOVE 🤟🏼🏟⚽️

A post shared by French Montana (@frenchmontana) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com