Era Istrefi shumë e lumtur,”Oh God” arrin suksesin e rradhës
Sukseset për Era Istrefin nuk kanë të ndalur. Produksioni i saj më i fundit muzikor “Oh God” ka prekur majat e klasifikimeve.
Kënga e publikuar më 26 korrik, rregjistron rreth 3 milionë klikime në kanalin zyrtar të “Ultra Music”. Në videoklip, Era shfaqet tejet sensuale buzë detit, në rolin e një sirene simpatike. Madje edhe momentet intime me këngëtarin xhamajkan Koshens, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën nuk mungojnë.
Kanali në “YouTube”, “Top Music World”, që rregjistron afro 1 milionë të abonuar e ka renditur këngën “Oh God”, në vendin e tretë në 75 këngët më të mira të planetit për muajin gusht.