Era Istrefi si asnjëherë më parë….
Këngëtarja Era Istrefi ka disa muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri në treg, i fundit ishte bashkëpunimi me French Montanën. Istrefi ka qenë shumë e diskutuar kohët e fundit në media, për shkëputjen nga menaxheri i saj, njëkohësisht mendohej që ishte dhe i dashuri i saj Faton Shoshi.
E duket se pas kësaj ndarje, e cila sigurisht ka lënë gjurmët e veta në jetën private të tyre, Era e ka marrë veten. Ajo madje në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, shihet e transformuar tërësisht, teksa edhe në mbishkrimin e saj e bën të ditur se ajo tashmë është krejt tjetër.
”Zemër unë jam krejt tjetër”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë ku shfaqet mjaft e freskët dhe në top formë.