Era Istrefi sqaron njëherë e mirë spekulimet për performancën e saj në “Rusi 2018”
Era Istrefi performoi në ndeshjen finale të botërorit “Rusi 2018”, e cila u përmbyll me fitoren e Gjelave të Francës. Ky ishte një sukses i madh për Erën, mirpo si çdo sukses ka komente nga më të ndryshmet.
Pas perfomancës së Erës në stadiumin “Lushniki Area”, ndjekësit e këngëtares kanë shkruar se ajo nuk ka kënduar Live.
Era Istrefi në Finalen e Botërorit! Krenar për ty shqipe! 👐🇦🇱🇽🇰
Publiée par ABC 24 Albania sur Dimanche 15 juillet 2018
Mirëpo Era u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që dyshojnë se ajo thjesht ka lëvizur buzët dhe nuk ka kënduar Live. Ajo i ka shkruar një komentuesi si qëndron e vërteta e perfomancës.
“Tërhiqe dhe shiko videot. Mund të më dëgjosh mua duke kënduar live. Shpresoj që të rregullojnë muzikën kur të publikojnë videon zyrtare të performancës”,shkruan Era në Instagram.