Era poston “selfien legjendare” përkrah Ronaldinhos, Nicky Jam dhe Will Smith
Era Istrefi kohëve të fundit ka qenë shumë e angazhuar dhe jo pa arsye.
Pas publikimit të versionit audio të projektit “Live it Up”, këngëtarja nga Prishtina preku majen e botës duke qenë zëri kryesor i Botërorit që do të zhvillohet në Rusi.
Dhe, versionit audio natyrisht që do t’i bashkëngjitet videoklipi i cili ka kohë që ka nisur të xhirohet dhe si duket tashmë është drejt përfundimit.
Vet Era Istrefi ka publikuar një foto selfie me protagonistët dhe kastin e xhirimit të klipit.
Ajo shihet në prani të Ronaldinhos, e ku shihet një miqësi e saj me yllin brazilian të futbollit.
Ndërkaq, aty afër është edhe superylli latin, Nicky Jam, kurse selfien e realizon aktori e këngëtari amerikan, Will Smith.
“Live it Up” tashmë është shndërruar në një hit të padiskutueshëm të Botërorit me zërin e Erës që dominon këngën, e që do të na shoqërojë për një muaj të gjatë të ngjarjes më të madhe sportive të vitit.