Era Rusi e pranon hapur: Kam rrahur të dashurin
A rrihet i dashuri? A mund t’a rrahi një femër të dashurin? Ja që ndodh dhe Era Rusi na e vërteton pikërisht këtë fakt.
E ftuar në “Late Night Show” me Kastro Zizon, këngëtarja Era Rusi ka pranuar se ka rrahur ish të dashurin:
“Kastro Zizo: Kanë dalë llafe që të bie ti, të rreh.
Era Rusi: Po mos e bëj veten për tu rrahur.
Kastro Zizo:E kam për të dashurit, për ish-at. Ti po të fute në dorë…
Era Rusi: Nuk është se kam rrahur shumë, një kam rrahur.
Kastro Zizo:Pse, të tradhtoi?
Era Rusi: Jo, nuk shkoi dot deri aty”- ka qenë dialogu mes Erës dhe Kastros.